Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Don Shtjefni për reagimin e Tërnavës: Aktet e tilla duhen dënuar, por reagimi duhet të jetë racional

NULL NULL
02.02.2026 13:56

Don Shtjefni nga Kisha Katolike në Kosovë ka folur për reagimin e Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, lidhur me rastin e djegies së Kuranit në Çabrat të Gjakovës, veprim të cilin Tërnava e ka cilësuar si vandal, kriminal dhe të “porositur”.

Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Don Shtjefni tha se çdo veprim që cenon ndjenjat fetare duhet dënuar, por reagimet ndaj rasteve të tilla duhet të jenë të maturuara dhe racionale.

“Ne e dënojmë çdo vepër që e bën një gjest të tillë, por çështja është te respektimi edhe i ndjenave të tjetrit. Por megjithatë si shoqëri ish dasht me toleru edhe mendim ndryshe, qoftë edhe dikush me gabu, sepse ndryshe s’kemi si me u korrigju… ka ndodh jo vetëm njëherë (djegia e Kuranit) por disa herë, por nuk e kemi bërë shumë të madhe sepse e dimë që këtu është një terren shumë i ndjeshëm nga ana emocionale dhe njeriu si reagon emocionalisht e shkyç kokën dhe racionaliteti humb dhe merren vendime të rënda. Kjo është rreziku që duhet me ju parapri dhe kur me reagu, nëse ish ba në mënyrë racionale edhe i lihet pastaj anës gjyqësore, se në fund të fundit ne jemi shtet laik, dhe dihet se kush merret me këto çështje. Guxojmë të themi që edhe neve na dhemb, nuk është në rregull, por megjithatë me marrë vendime me kërku mënyra drastike… kish me qenë censurë që mos flit edhe mos jep mendime, e jo për shoqërinë nuk është e shëndetshme mendoj, andaj duhet të lejojmë gabime që pastaj të korrigjohemi”, tha ai. /Klankosova.tv

Myftiu Tërnava: Jam i tronditur nga akti kriminal i djegies së Kuranit të Shenjtë, i kryer me porosi!

 

lajme të ngjashme