Djaloshi heq kapelën për mbretëreshën NULL NULL 09.06.2015 11:07 09.06.2015 11:07 Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II, është mësuar që kudo që të shkojë të pritet me nderimet më të mëdha. Të hënën ajo bashkë me Princin Philip ishin në Epson Derby, transmeton Klan Kosova. Në një moment një djalosh i afrohet mbretëreshës teksa po fliste me sundimtarin e Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum. E heq kapelën në shenjë respekti, dhe e zgjat dorën drejt mbretëreshës. Djaloshi besohet të jetë një i njohur i familjes mbretërore në Dubai. Sheikh Hamdan, e ka postuar menjëherë videon në Instagram së bashku me këtë përshkrim: “Asgjë nuk e definon respektin më mirë se sa një shtrëngim duarsh”.