Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Djali sulmon fizikisht babanë në Graçanicë

NULL NULL
04.03.2025 10:19
Foto ilustruese. Policia e Kosovës.
Foto ilustruese. Policia e Kosovës.

Një burrë raporton se djali i tij, me probleme të shëndetit mendor dhe nën ndikim të alkoolit, e ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari gjendet në arrati dhe se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, i sëmur mental dhe nën ndikim të alkoolit, pas një mosmarrëveshje e ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht.  I dyshuari gjendet në arrati,   lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet tutje në raportin e policisë.

lajme të ngjashme