DJ Marshmello dhuron 500 mijë dollarë në një organizatë për fëmijët emigrantë NULL NULL 05.10.2018 12:00 05.10.2018 12:00 DJ Marshmello synonte ta mbante privat donacionin e tij të madh në një organizatë për refugjatë, por gjithçka u zbuluar nga grupi kur e falënderuan atë nëpërmjet rrjeteve sociale, transmeton Klan Kosova. ‘Faleminderit shumë për një dhuratë jashtëzakonisht bujare prej 500 mijë dollarë’, shkroi në Twitter profili zyrtar i Kids in Need of Defense. ‘Mbështetja juaj në punën tonë për të siguruar mbrojtje vitale për fëmijët na ndihmon shumë’. Kjo organizatë është e përbërë nga aktivistë që luftojnë për të drejtat e refugjatëve dhe fëmijëve emigrantë. DJ, i cili kurrë nuk ka dalë në publik pa qenë i maskuar, nuk priste që donacioni të bëhej publik.