Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Diva e operës ruse Netrebeko infektohet me koronavirus

NULL NULL
18.09.2020 13:50

Ylli i operës ruse Anna Netrebeko ka thënë se është shtruar në spital pasi është infektuar më COVID-19, që lidhet edhe me pneumoni, dhe se shpreson që do të shërohet krejtësisht.

Ajo u sëmur pas performancës që kishte në shfaqjen hapse të Teatrit Bolshoi pasi teatrot “Verdi”dhe “Don Karlos”, u mbyllën  më herët gjatë këtij muaji, transmeton Klankosova.

“Nuk pendohem që u ktheva dhe bëra përformancën në këto kushte pandemie, sepse besoj fuqishëm që tani kemi nevojë më shumë se kurrë më parë për kulturë”, ka thënë Netrebeko.

Teatri Verdi u mbyllë për shkak se edhe një tjetër këngëtarë  ka rezultuar pozitiv me COVID-19, kurse teatri  Bolshoi ka rregullat të distancimit shoqëror dhe masave tjera kundër pandemisë gjatë kohës sa i ushtron aktivitetet kulturore, shkruan BBC.

Rusia ka regjistruar 5,995 raste të reja me koronavirus dhe kjo është shifra më e lartë që nga miaji korrik, ndërsa raste të vdekjeve janë konfirmuar 134 persona .

 

 

lajme të ngjashme