Dita me plot angazhime e Edona Reshitajt (Video) NULL NULL 03.02.2016 23:03 03.02.2016 23:03 Këngëtarja dhe aktorja Edona Reshitaj, këtë mbrëmje ishte protagoniste e rubrikës Videoselfie në emisionin NIN në Klan Kosova. Ajo ditën e nisi duke e bërë videon nga shtrati në ora nëntë të mëngjesit, për të vazhduar më pas në një workshop me kolegët e saj. Edona po ashtu zbuloi se e ka përfunduar punën në këngën e saj të dytë, që quhet “Në rrugët e këtij qyteti”, e cila së shpejti do të publikohet. Palestra ishte po ashtu pjesë e përditshmërisë së saj, ndërsa videon e përmbylli me një performancë këndimi.