Dita e dytë e Bajramit, futbollistët në aksion NULL NULL 19.03.2026 18:24 19.03.2026 18:24 Nesër besimtarët myslimanë anembanë botës e festojnë Fitër Bajrami, e cila vie pas një muaji të agjerimit të Ramazanit. Por, dita e dytë e kësaj feste s’do të jetë pushim për futbollistët e Superligës, pasi që luhen ndeshjet e javës së 26-të. Gjatë kësaj xhiroje do të zhvillohen dy përballje të zjarrta. Të shtunën, Prishtina do të luaj si nikoqire e Ballkanit, ndeshje e cila zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali, nga ora 13:00. Në të njëjtin orar luhet edhe ndeshja mes Ferizajit dhe Drenicës. Të dielen, vëmendja do të jetë në derbin e Anamoravës, mes Gjilanit dhe Dritës. Dy ndeshjet e tjera që zhvillohen ditën e diel janë, Dukagjini – Prishtina e Re dhe Malisheva – Llapi.