Disa nxënës të plagosur nga të shtënat në një shkollë në SHBA NULL NULL 16.12.2024 19:45 16.12.2024 19:45 Disa persona janë plagosur gjatë një ngjarjeje me të shtëna në shkollën ”Abundant Life Christian” në Madison, Wisconsin. Policia lokale atje njoftoi se rasti ndodhi sot, rreth orës 10:57 të mëngjesit, dhe ka kërkuar që banorët të shmangin zonën përreth shkollës, transmeton klankosova.tv. Sipas CNN, shefi i policisë, Shon Barnes, tha se mes të plagosurve ka nxënës dhe një anëtar i stafit, i cili mund të ketë marrë plagë fatale. Të plagosurit janë transportuar në spitale për trajtim. Policia ka konfirmuar se autori i ngjarjes është ndaluar, ndërsa hetimet vazhdojnë dhe po kryhen kontrolle të detajuara në ndërtesë dhe automjete përreth. Ende nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi numrin e saktë të të plagosurve apo motivet e ngjarjes.