Dion Gallapeni: “Krenar që përfaqësoj vendlindjen” NULL NULL 10.09.2025 12:23 10.09.2025 12:23 Dion Gallapeni pati paraqitje brilante kundër Suedisë në fitoren historike 2-0 në “Fadil Vokrri”. Anëtari i Widzew Lodz në Poloni dha pasimin te goli i parë i Rexhbeçajt, raporton Klankosova.tv Mbrojtësi 20 vjeçar tregoi krenarinë për të përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës. “Me zemër e shpirt për Kosovën – çdo hap në fushë bartë ëndrrat e një vendi të tërë, krenar dhe i lumtur që përfaqësoj vendlindjen time”, shkroi Gallapeni në llogarinë e tij në Facebook. Gallapeni këtë verë u transferua nga Prishtina në Lodz për 250 mijë euro./Klankosova.tv