Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fermeri flet pas takimit në ministri: Kemi dakordim, ‘Vita’ nga sonte e nisë grumbullimin e qumështit

NULL NULL
06.07.2026 17:15

Fermeri Fidan Krasniqi ka folur pas takimit të mbajtur me ministrin në detyrë Armend Muja, i cili u zhvillua pas protestës së fermerëve para këtij institucioni dhe kërkesave të tyre.

Sipas Krasniqit, pas një diskutimi të gjatë mes prodhuesve dhe përpunuesve, është arritur një marrëveshje e përkohshme, sipas së cilës “Vita” nga sonte do të nisë grumbullimin e qumështit nga fermerët.

“Pas një diskutimi të gjatë mes prodhuesve dhe përpunuesve, në këtë rast edhe me qumështoren ‘Vita’ dhe ministrin, të gjithë akterët u zotuan që Ministria, përmes AUV-it, në një afat sa më të shpejtë do të dalë me rezultatet nga mostrat e marra. U tha se arsyeja e vonesës së rezultateve lidhet me procesin e analizave dhe se nuk është çështje vetëm e qumështores ‘Vita’, por janë marrë mostra edhe nga qumështore të tjera. Nga ‘Vita’ u zotua se nga sonte do të fillojë grumbullimi i qumështit nga fermerët, për arsye të korrektësisë dhe si pjesë e marrëveshjes së përkohshme”, tha Krasniqi. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme