Katër të lënduar në një aksident në Paravollë të Novobërdës NULL NULL 06.07.2026 17:51 06.07.2026 17:51 Një aksident me katër të lënduar ka ndodhur në fshatin Paravollë të Novobërdës. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura. Hashani njoftoi se të lënduarit nga ndihma e parë janë transportuar në Qendrën Emergjente të Gjilanit “Ju njoftoj se sot në ora 15:20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fsh.Parallovë,KK-Novobërdë. Njësitet e Trafikut rajonal, ndihma e parë dhe zjarrëfikësit kanë dalë, në vendngjarje”. “Nga hetuesit e aksidentit jemi njoftuar se në aksident janë të përfshira dy vetura dhe janë të lënduar katër persona të cilët nga ndihma e parë janë transportuar në QE-Gjilan. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardh deri te aksidenti”, thuhet në konfirmim./Klankosova.tv