Trump konfirmon se i kërkoi presidentit të FIFA-s të rishikojë kartonin e kuq për Balogun NULL NULL 06.07.2026 17:31 06.07.2026 17:31 Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se i ka kërkuar FIFA-s të rishikojë pezullimin me një ndeshje të sulmuesit të Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun, në Kupën e Botës. Trump ka thënë se FIFA mori vendimin e duhur për të pezulluar dënimin për Balogun, duke shtuar se kjo do të kishte lënë një “njollë të madhe” në turne nëse do të ishte zbatuar. 25-vjeçari Balogun, ishte gati të pezullohej për ndeshjen e 1/8-ës së finales ndërmjet SHBA-së dhe Belgjikës të martën, pasi iu dha një karton i kuq direkt për një faull ndaj mbrojtësit të Bosnjë-Hercegovinës, Tarik Muharemoviq, në fazën paraprake. Por, të dielën, FIFA mori vendimin e paprecedentë për të pezulluar kartonin e kuq dhe duke i dhënë atij mundësinë që të luajë në ndeshjen ndaj Belgjikës. Të hënën, duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë se i kishte kërkuar FIFA-s të rishikonte vendimin sepse “nuk mendonte se ishte një faull”. Edhe pse Trump ka konfirmuar se ka folur me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, sipas tij, në këtë bisedë e tëra çfarë është diskutuar ka qenë kërkesa për rishikimin e rastit. “E tëra çka bëra, kërkova një rishikim sepse nuk mendoja se ishte faul. E pash lojën. Nuk ishte faul. Nuk ishte as shkelje. Ishin dy djem që vraponin me shpejtësi të plotë që rastësisht u përplasën me njëri-tjetrin. Mendoj se vendimi i gjyqtarit ishte i tmerrshëm”, ka thënë Trump për gazetarët në Zyrën Ovale. Ndryshe, për këtë vendim të FIFA-s ka pasur reagime të shumta, përfshirë edhe atë të Federatës së Beligjikës, duke kërkuar shpjegim. /Klankosova.tv