Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dinari, Lajçak i bindur se mund të arrihet marrëveshja

NULL NULL
14.05.2024 09:59
Miroslav Lajçak, emisar evropian për dialogun Kosovë-Serbi
Miroslav Lajçak, emisar evropian për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, u shpreh  i bindur se do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit.

Lajçak, konfirmoi se do të jetë nikoqir i takimit në fund të kësaj jave mes ndërmjetësuesve nga Kosova dhe Serbia.

“Do të jem nikoqir i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për bisedimet me synim gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme të qëndrueshme për të gjithë ata që janë prekur nga rregullorja e BQK-së. Jam i bindur se mund të arrihet një marrëveshje, por kjo lyps fleksibilitet dhe kompromis nga dy palët”, shkroi ai në Facebook transmetoi Klankosova.tv

Çështja e dinarit: Takimi i radhës Kosovë – Serbi të mërkurën

lajme të ngjashme