Çështja e dinarit: Takimi i radhës Kosovë – Serbi të mërkurën NULL NULL 13.05.2024 13:29 13.05.2024 13:29 Çështja e dinarit: Takimi i radhës Kosovë - Serbi të mërkurën Të mërkurën më 15 maj, do të mbahet takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë rreth çështjes së dinarit. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, gjatë një konference për media. “Do të vazhdojnë diskutimet për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme të përkohshme për vendimin e BQK-së për operacionet financiare. BE-ja pret nga takimi i të mërkurës që të dyja palët të tregojnë gatishmëri për kompromis”, tha Stano gjatë një konference. Zëdhënësi i BE-së theksoi se shpreson që ky do të jetë takimi i fundit rreth dinarit. Më 11 maj, ka përfunduar zyrtarisht periudha tranzitore e Bankes Qendrore. Nga e diela, zyrtarisht euroja është valute e vetme që mund të përdoret për pagesa në Kosovë. Sipas rregullorës së BQK-së parashihen edhe gjoba për ata që kryejnë pagesa me dinar. Lidhur me këtë, është prononcuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kurti tha se “rregullorja e BQK-së e ka qëllimin e ligjshmërisë dhe jo dënimin”.