Totaj: Qeveria qendrore ka tendencë për t’ua marrë kompetencat qeverive lokale (VIDEO) NULL NULL 24.07.2026 23:51 24.07.2026 23:51 Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se viteve të fundit ka pasur një mungesë komunikimi mes qeverisë qendrore dhe atyre lokale si pasojë e mosgatishmërisë së kësaj të parës për diskutim në nivel të barabartë. “Unë jam edhe anëtar i bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe kam informacione mënyrën se çka ndodh nëpër komuna të tjera. Po e vërteta është se ka pasur një mungesë komunikimit në mes të qeverisjes qendrore edhe komunave dhe kjo mungesë e komunikimit ka ardhur kryesisht për shkak të mosgatishmërisë të qeverisë qendrore për me diskutu në nivel të barabartë edhe me i adresu sfidat apo të paktën në qoftë se s’ka mundësi me i adresu sfidat me i zvogëlu pasojat”, ka thënë Totaj në Edicionin Special të Klan Kosovës. “Mirëpo, kemi hasur në një qasje domethënë në një mungesë të gatishmërie për me i diskutu këto punë në mënyrë profesionale korrekte”. Totaj tha se ekziston një tendencë tepër e theksuar nga qeveria qendrore për t’ua marrë kompetencat qeverive lokale. “Që nga viti 2022 ne ballafaqohem me veprime të njëanshme të marrjes së mjeteve nga ana e përmbaruesit edhe deri më tani që nga viti 2022 të gjitha komunave bashkë iu kanë marrë diku 360 milion euro, domethënë ëshë një shumë jashtëzakonisht e madhe”. “Veç komunës së Prizrenit iu kanë marrë deri më tani 40 milionë euro, veç këtë vit 17 milionë euro. Në anën tjetër është një tendencë e jashtëzakonshme negative të tentimit për me i uzurpu kompetencat e komunave”.