Dikush po e mbron Akademinë Oscar NULL NULL 04.02.2016 09:14 04.02.2016 09:14 Dama Hellen Mirren, i ka dalë në mbrojtjeje Akademisë së Filmit Oscar, lidhur me kritikat e shumta që iu bënë për mungesën e diversitetit në mesin e të nominuarve për çmime. Aktorja ka thënë se mendon “që është e padrejtë që të sulmohet akademia”. E pyetur se nëse ajo konsideron që Oscar ka gabuar që nuk ka nominuar as edhe një të vetmin aktor me ngjyrë për ndonjërën nga kategoritë e Akademisë për dy vjet rresht, ajo u përgjigj se “thjesht i ra të ishte kështu”. Duke komentuar mbi performancën e aktorit Idris Elba në filmin “Beasts of No Nation”, ajo është shprehur se ai nuk u dominua për Oscar për shkak se “jo mjaftueshëm njerëz e kanë parë ose deshën ta shohin një film për fëmijët ushtarë”. Për t’i qartësuar deklaratat e saja, Mirren po ashtu ka shtuar se “ajo që duhet të diskutohet është se çfarë ndodh me një film para se të hyjë në votimin për Oscar”, shkruan People, transmeton Klan Kosova. Komentet e Mirren erdhën pasi shumë aktorë u deklaruan se do ta bojkotojnë mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar,për shkak se për dy vjet rresht nuk u nominua asnjë aktor me ngjyrë.