Digjet një veturë në Zveçan, dyshohet se ndodhi nga instalimi elektrik NULL NULL 22.08.2025 12:59 22.08.2025 12:59 Foto Ilustruese Një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në Zveçan. Policia e Kosovës njoftoi se rasti është raportuar rreth orës 01:00, ndërsa në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekspertët e zjarrit, transmeton Klankosova.tv. Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se vetura është përfshirë nga flakët si pasojë e një defekti në instalimin elektrik. Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht shkaqet e incidentit. Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar për informimin e drejtë dhe të shpejtë të qytetarëve dhe mediave./Klankosova.tv.