Dieta apo ushtrimet për të humbur peshë? NULL NULL 04.04.2018 19:20 04.04.2018 19:20 Ushtrimet mund të mos jenë çelësi në kontrollin e peshës tuaj, por është dieta ushqimore, thotë një studim i ri. Shkencëtarët thonë se aktiviteti fizik dhe koha gjatë së cilës qëndroni ulur, nuk lidhet me shtimin apo humbjen në peshë. Studimet e mëparshme kanë dëshmuar se aktiviteti fizik ka shumë benefite shëndetësore, duke e zvogëluar rrezikun për sëmundje të zemrës dhe diabet, transmeton Klan Kosova. Mirëpo një studim i ri ka treguar se aktiviteti fizik mund të qojë në rritjen e apetitit, dhe ju mund të vazhdoni ta mbani atë apetit edhe kur nuk ushtroni. klankosova.tv