Dhunë në familje në Gjakovë, i dyshuari nën përcjellje të policisë shkon për trajtim mjekësor NULL NULL 02.04.2026 09:22 02.04.2026 09:22 Një rast i dhunës në familje është raportuar më 1 prill 2026 rreth orës 17:50 në Gjakovë, ku policia ka arrestuar një person të dyshuar. Sipas informacioneve zyrtare, personi i cili u prangos nga organet e rendit, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një viktime femër kosovare. I njëjti nën përcjellje të zyrtarëve policorë, është dërguar për trajtim mjekësor. Në konsultim me prokurorin kujdestar, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.