Dhoma e Përfaqësuesve miraton marrëveshjen për tavanin e borxhit, shmanget kriza NULL NULL 01.06.2023 08:41 01.06.2023 08:41 Dhoma e Përfaqësuesve e ka miratuar marrëveshjen e cila u lejon Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë hua para. Kjo është bërë pak ditë para se ekonomia më e madhe botërore të fillonte të mos e paguante borxhin e saj. Kjo masë ka kaluar lehtë në dhomë me një numër votash 314-117, pavarësisht disa dezertimeve në të dyja palët. Më pastaj duhet që senati të votojë, gjatë javës, para se presidenti Jobe Biden ta nënshkruajë si ligj. Qeveria parashikohet të arrijë kufirin e huamarrjes të hënën më 5 qershor. Kjo ka lënë pak hapësirë për gabime ndërsa ligjvënësit garojnë për të shmangur dështimin e SHBA-së për borxhin e saj prej 31.4 trilion dollarësh që mbështet sistemin financiar global. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS