Detaje të reja nga therja me thikë mbrëmë në Mitrovicë (VIDEO) NULL NULL 24.03.2025 08:28 24.03.2025 08:28 Raporton gazetari korrespondent, Urall Boshnjaku, në emisionin "Ora Shtatë" në Klan Kosova Një 66-vjeçar është therur me thikë mbrëmë në qendër të Mitrovicës, si pasojë e një mosmarrëveshjeje. Viktima, Jeton Salihu, është dërguar në spital, ku dhe po merr trajtim mjekësor, njofton Klankosova.tv. I dyshuari për këtë ngjarje është Llukman Tullumqe, i cili dyshohet se e ka sulmuar viktimën në rrugën “Evlia Qelebia”, afër shtëpisë së tij, raporton gazetari korrespondent Urall Boshnjaku. Boshnjaku në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, tregoi se ngjarja ka lidhje me një hakmarrje që ka nisur qysh nga qershori i vitit të kaluar. Detajet e plota, i gjeni në videon e mëposhtme: