Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Del vendimi i Supremes, KQZ-ja mund t’i shpallë rezultatet përfundimtare

NULL NULL
13.03.2025 15:51
Foto: Arkiva

Sot është hapur rruga për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kjo pasi Gjykata Supreme ka marrë vendimin për ankesën e fundit të parashtruar nga Partia Demokratike e Ashkalinjëve (PDAK)-LPB.

Supremja ka refuzuar ankesën e PDAK-së lidhur me manipulimet e votave me postë, duke e quajtur edhe si të “pathemeltë”, transmeton Klankosova.tv.

Krejt çka ka mbetur tani, pasi nuk ka më ankesa, është që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shpallë rezultatet përfundimtare.

lajme të ngjashme