Defekt teknik, ndërprerje uji në tre lagje të Prishtinës NULL NULL 20.12.2016 12:11 20.12.2016 12:11 Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” ka njoftuar se lagjes “Velania”,”Dodona” dhe “Sofali” në Prishtinë, për shkak të një defekti teknik nga orët e vona të ditës së djeshme i është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm. “Kontraktoret tanë në bashkepunim e stafin e KRU-Prishtina po punojnë intenzivisht në zgjidhjen e problemit, ku presim që deri në oren 14:00 të vazhdojmë me furnizim të zakonshëm me ujë të pijshëm”, thonë në KR “Prishtina”. Ujësjellësi i kryeqytetit njëherit kërkon mirëkuptim nga konsumatorët, transmeton Klan Kosova.