Deçani, komuna me 11 raste të të prekurve me Covid-19 NULL NULL 14.07.2020 11:28 14.07.2020 11:28 Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se në komunën që e drejton ai deri më tani kanë rezultuar 11 raste pozitive me koronavirus. “Në komunën tonë deri më tani kanë rezultuar 11 raste pozitive me COVID-19, prandaj na duhet ndihma e të gjithë juve, duke respektuar masat mbrojtëse, duke reduktuar lëvizjet dhe takimet e panevojshme. Është shumë e domosdoshme të sillemi me ndërgjegje të lartë qytetare”, shkruan ai në Facebook. Në ndërkohë që, në nivel vendi, numri i të prekurve nga ky virus ka arritur në 5.118 raste me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 2.370 raste, kurse i rasteve aktive është 2.640, transmeton Klan Kosova.