Dëborë dhe shi në Qarkun e Korçës, të gjitha akset rrugore të kalueshme NULL NULL 22.01.2023 08:48 22.01.2023 08:48 Në Qarkun e Korçës, gjatë natës, ka pasur reshje shiu dhe dëbore me intensitet të ulët. Klan News raporton se në Dardhë, trashësia e dëborës ka arritur në 10 centimetra, ndërkohë që në aksin turistik qarkullohet normalisht. Të gjitha akset në qarkun e Korçës janë të kalueshme dhe nuk shfaqen probleme në bllokimin e rrugëve. Temperatura minimale në Qarkun e Korçës arrin -2 gradë Celsius./tvklan.al/