Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dashuri, xhelozi e surpriza familjare: Çfarë solli mbrëmë Prime i BBVK (VIDEO)

NULL NULL
07.02.2026 07:42

Prime-i i 24-të i Big Brother VIP Kosova 4 solli një natë të mbushur me tension, ndjenja të forta e momente prekëse.

Një nga pikat më të nxehta të mbrëmjes ishte trekëndëshi emocional mes Benitës, Elijonës dhe Klodit.

Pas shfaqjes së klipit ku Benita shprehte hapur pëlqimin e saj për Klodin, debati në Prime eskaloi.

E prekur dhe e ngarkuar emocionalisht, Benita iu drejtua ashpër Elijonës se “Je GPS i Klodit”, por banorët nuk hezituan ta vënë edhe Benitën në një pozitë të ngjashme.

Nga ana tjetër, Klodi reagoi me maturi, duke treguar empati për gjendjen e Benitës.

Ai u shpreh se ndihet keq kur e sheh atë në atë gjendje dhe thaa se e vlerëson shumë si njeri.

Prime-i solli edhe një vendim shumë personal dhe të guximshëm nga Alba.

 Ajo i kërkoi “Vëllait të Madh” leje për të vendosur shaminë, duke sqaruar se ky vendim nuk lidhet me lojën, por me një balancë të brendshme që ka arritur.

Alba u shpreh se e ka shtyrë gjatë këtë vendim dhe se tani ka ardhur momenti i duhur për rrugëtimin e saj personal.

Një tjetër surprizë e Prime-it ishte zbulimi i çiftit që do të “martohet” në shtëpi.

 Elijona dhe Klodi,  janë çifti të cilët do të ‘kurorëzohen’ të dielën.

Por, momenti më prekës i mbrëmjes erdhi nga rrëfimi i thellë dhe i ndjerë i Elijonës, e cila hapi zemrën për fëmijërinë e saj të vështirë.

Ajo tregoi se në moshën tetëvjeçare u nda nga familja biologjike dhe u vendos në një familje tjetër në Gjermani, një përvojë që la gjurmë të thella emocionale.

Elijona rrëfeu se pasojat e këtyre vuajtjeve i ndjeu më fort në adoleshencë, duke humbur shpesh shpresën.

Pas këtij rrëfimi, “Vëllai i Madh” i rezervoi asaj një surprizë shumë emocionale,  takimin me babain e saj, pas 80 ditësh ndarje.

Babai i Elijonës u takuapo ashtu  edhe me Londrimin dhe Klodin, duke i përgëzuar për mbështetjen dhe shoqërinë që i japin vajzës së tij, me fjalë që prekën zemrat e të gjithëve./Klankosova.tv

LIVE| Emocionuese: Babai i vjen në vizitë Elijonës (VIDEO)

lajme të ngjashme