Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tensionet në Lindjen e Mesme rikthejnë rritjen e çmimeve të naftës

NULL NULL
20.07.2026 11:01

Çmimet e naftës kanë kaluar mbi 90 dollarë për fuçi për herë të parë në më shumë se një muaj, pas përshkallëzimit të konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Nafta Brent, standardi global i çmimeve të naftës, arriti nivelin më të lartë që nga 11 qershori, ndërsa më pas u stabilizua rreth 88.94 dollarë për fuçi, me një rritje prej rreth 1 për qind.

Ndërkohë, nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) u rrit me më pak se 1 për qind, duke u tregtuar rreth 82.26 dollarë për fuçi, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Rritja e çmimeve vjen pas sulmeve të njëpasnjëshme amerikane ndaj Iranit dhe shqetësimeve për zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Sipas autoriteteve detare britanike, një ekuipazh është detyruar të braktisë një anije të goditur pranë Ngushticës së Hormuzit.

Nafta Brent është rritur afro 16 për qind gjatë javës së kaluar, rritja më e madhe javore që nga prilli, ndërsa çmimet evropiane të gazit natyror kanë arritur nivelin më të lartë që nga marsi.

Analistët paralajmërojnë se përshkallëzimi i situatës mund të sjellë rritje të mëtejshme të çmimeve të energjisë, inflacionit dhe normave të interesit, për shkak të rreziqeve në një nga zonat më të rëndësishme për furnizimin global me naftë.

lajme të ngjashme