Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Synonin kalimin ilegal të kufirit Shqipëri-Greqi, në mesin e tyre edhe një person nga Kosova

NULL NULL
20.07.2026 11:43

Policia e Vlorës ka zhvilluar brenda 24 orëve tre operacione të ndryshme kundër armëmbajtjes pa leje, vjedhjes me dhunë dhe transportimit të paligjshëm të personave drejt Greqisë.

Në një operacion të koduar “Barriera”, është arrestuar në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Botë, shtetasi shqiptar, M. Q., 30 vjeç.

Ai dyshohet se transportonte me një automjet tip “Volkswagen” pesë shtetas, katër nga Shqipëria dhe një nga Kosova, të cilët synonin të kalonin ilegalisht në Greqi, pasi kishin pengesa për lëvizjen në zonën Schengen.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit të koduar “Pasagjeri”, është arrestuar në flagrancë banori i Tiranës, D. M., 26 vjeç.

Gjatë kontrollit të kryer pas ndalimit të taksisë me të cilën ai udhëtonte, policia i gjeti një pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën e posedonte pa leje.

Në një tjetër operacion, të koduar “Thirrja”, është arrestuar shtetasi H. Z., 31 vjeç.

Sipas policisë, ai u kap pak orë pasi një punonjës i OShEE-së kallëzoi se ishte dhunuar dhe se autori i kishte vjedhur automjetin e kompanisë. Mjeti u lokalizua dhe iu kthye subjektit me urdhër të prokurorit, ndërsa gjatë kontrollit fizik të të arrestuarit iu gjet edhe një thikë.

Materialet procedurale janë referuar në prokuroritë përkatëse për vijimin e veprimeve hetimore.

lajme të ngjashme