Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një javë me 48 aksidente në Ferizaj, Policia pezullon 23 patentë shoferë

NULL NULL
20.07.2026 10:55

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se ka shqiptuar 1 mijë e 517 gjoba kundërvajtëse dhe ka pezulluar 23 patentë shoferë gjatë javës së kaluar, në kuadër të aktiviteteve për parandalimin e aksidenteve në trafik.

Sipas Policisë, nga data 13 deri më 19 korrik 2026, në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 48 aksidente, prej të cilave 14 me lëndime, ku janë lënduar 22 persona, ndërsa 34 kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje”, thotë PK./Klankosova.tv

lajme të ngjashme