Dardanët gati për “finalen” e së shtunës! NULL NULL 13.11.2025 15:47 13.11.2025 15:47 Foto nga FFK Kombëtarja e Kosovës po vazhdon me intensitet maksimal përgatitjet në prag të “finales” së të shtunës në Lubjanë. Siç bën të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, të gjithë lojtarët janë në formë të shkëlqyer, transmeton Klankosova.tv. “Fokusi i përzgjedhësit Franco Foda edhe në seancën e sotme ishte në aspektet taktike. Lajm i mirë është se të gjithë lojtarët janë në formë të shkëlqyer dhe gati për ndeshje!”, thuhet në njoftim të FFK-së. Kombëtarja jonë më 15 nëntor do të jetë mysafire e Sllovenisë, derisa më 18 nëntor e pret Zvicrën në shtëpi. Rezultatet e këtyre dy ndeshjeve do të jenë vendimtare, nëse Kosova do të kualifikohet apo jo në Kampionatin Botëror që do të mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë./ Klankosova.tv