Damir Mulaomeroviq largohet nga Kombëtarja e Kosovës në basketboll NULL NULL 20.08.2019 17:55 20.08.2019 17:55 Trajnerit kroat, Damir Mulaomeroviq, i ka skaduar kontrata me Kombëtaren e Kosovës në kategorinë e djemve në basketboll. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar drejtori i përfaqësuesve të Kosovës në basketboll, Granit Rugova. Mulaomeroviq e morri përsipër këtë detyrë në vitin 2018 dhe kontrata e tij ka qenë e vlefshme deri në përfundimin e këtij rundi të para-kualikimeve për Eurobasket 2021, transmeton Klan Kosova. Kujtojmë se Dardanët nën menaxhimin e trajnerit Mulaomeroviq, nuk arritën të kualifikohen në Eurobasket 2021. Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm. Basketbollistët e Kosovës e humbin betejën për Eurobasket 2021 klankosova.tv