Daku i qetë për mungesën e minutave: Jam me fat që përfaqësoj këtë fanellë NULL NULL 10.09.2025 00:01 10.09.2025 00:01 Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku, ka folur pas fitores 1:0 ndaj Letonisë në kualifikimet për Kupën e Botës. “Thirrja e emrit tim më bën shumë të lumtur”, ka thënë Daku për Artmotion. “Ndihem shumë me fat kurdo që futem në fushë”. Ai foli edhe për pak minuta aktivizim, pasi këtë lojë luajti vetëm tetë minuta. “Të them të drejtën, ndonjëherë duket keq, dhe nga dëshira e madhe për të luajtur, dukemi sikur mërzitemi kur nuk kemi shumë minuta. Por jemi me fat që përfaqësojmë këtë fanellë”.