Dafina Zeqiri flet për bullizmin ndaj fëmijëve: Trauma mbetet me vite NULL NULL 01.04.2026 23:43 01.04.2026 23:43 Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale lidhur me fenomenin e bullizmit, duke ndarë një mesazh të fortë për ndjekësit e saj. Përmes një postimi në InstaStory, ajo iu përgjigj një pyetjeje nga fansat rreth mënyrës se si do të reagonte nëse fëmija i saj do të përballej me bullizëm. Ajo foli për pasojat e bullizmit, duke nënvizuar se ndikimi i tij mund të zgjasë për vite të tëra. “Bullizimi zgjat veç pak minuta. Trauma mundet me zgjatë me vite. Kur fëmijët rrinë e incizojnë në vend se me ndihmu, e kur s’ka asnjë të rritur që ndërhyn, ne si shoqni po e dështojmë atë fëmijë”, është shprehur Dafina./Klankosova.tv