Curry me rekord të ri në NBA NULL NULL 26.04.2021 19:30 26.04.2021 19:30 Stephen Curry ka thyer rekordin për më së shumti trepikësh të shënuar në një muaj në NBA. “Chef Curry” këtë arritje e bëri në lojën kundër Sacramento Kings, ku ai ishte i saktë në shtatë trepikësh nga 14 tentimet që i pati, transmeton KlanKosova.tv. Curry këtë muaj ka 85 trepikësh të shënuar, duke i mbetur edhe dy lojë për të luajtur për muajin prill. Rekordin e kishte mbajtur James Harden, përderisa ishte duke luajtur për Houston Rockets. Për një muaj, Harden kishte shënuar 82 trepikësh.