Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cucurella: Do ta bëj tatuazh fytyrën e trajnerit nëse e fitojmë Botërorin

NULL NULL
12.06.2026 16:58

Mbrojtësi i Spanjës, Marc Cucurella, ka premtuar të bëjë tatuazh fytyrën e trajnerit të kombëtares, Luis de la Fuentes, nëse e fitojnë edhe Kupën e Botës.

Ai udhëhoqi Furinë e Kuqe drejt titullit kampion të Evropës dy vjet më parë, dhe tani po kërkojnë të përsërisin suksesin e viteve 2008 dhe 2010, kur radhazi kishin fituar Evropianin dhe Botërorin.

“Nëse e fitojmë Kupën e Botës, do ta bëj tatuazh fytyrën e Luis de la Fuentesit”, ka thënë Cucurella për COPE-n.

Përndryshe, Spanja e nis kampanjën të hënën kundër Cape Verdes, nga ora 18:00.

lajme të ngjashme