Craig i jep lamtumirën Bondit NULL NULL 18.09.2021 22:30 18.09.2021 22:30 Ylli i filmave të James Bond-it, Daniel Craig, ia ka dhënë lamtumirën kësaj franshize e bashkë me të edhe kastit dhe ekipit me të cilin ka punuar. Craig ka luajtur në pesë filma të kësaj franshize: Casino Royale, Quantum of Solace, Skyfall, Spectre dhe No Time to Die. “Shumë njerëz këtu kanë punuar në të pesë filmat me mua…dhe e di që shumë gjëra vetëm se i kam thënë se çfarë mendoj për këta filma apo…sidoqoftë”, është shprehur Craig. “Por e kam dashur secilën sekondë të këtyre filmave, e posaçërisht këtë, sepse zgjohem çdo mëngjes hde e kam mundësinë që të punoj me ju, djema. Dhe ky është një prej ndereve më të mëdha të jetës sime”.