Coutinho i mungon Salah-ut NULL NULL 08.02.2018 20:51 08.02.2018 20:51 Sulmuesi i Liverpool-it, Mohamed Salah, ka thënë se i mungon ish-bashkëlojtari i tij, Philippe Coutinho. Ky i fundit u transferua gjatë afatit kalimtar të janarit te Barcelona, duke realizuar kështu ëndrrën e tij. “Më mungon sidoqoftë”, tha Salah për Marca-n. “Ai ishte miku im, një djalë shumë i mirë”. “Ia dëshiroj të gjitha të mirat te Barcelona sepse është një lojtar i pabesueshëm, me shumë cilësi”. “Si person, është shumë i qetë. Jam krenar të kem luajtur përkrah tij”, përfundoi Salah për Coutinho-n.