Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Como mbyll marrëveshjen për Andres Cuenca, akord i plotë me Barcelonën

NULL NULL
27.01.2026 08:32

Como ka arritur marrëveshje të plotë me Barcelonën për transferimin e talentit Andres Cuenca. Sipas Sky Sport, palët kanë rënë dakord për të gjitha detajet kryesore, ndërsa mbetet të përcaktohet vetëm formula përfundimtare e operacionit.

Opsionet në tryezë janë huazimi me detyrim blerjeje ose transferimi i menjëhershëm në formë definitive. Cuenca, i lindur në vitin 2007 dhe produkt i akademisë së Barcelonës, shihet si një profil me potencial të madh për të ardhmen, transmeton Klankosova.tv.

Plani i Comos parashikon që pas transferimit nga Barcelona, lojtari të dërgohet në huazim te Sporting Gijon, me qëllim rritjen dhe grumbullimin e minutave në futbollin profesionist.

Operacioni konfirmon strategjinë e klubit italian për të investuar te të rinjtë me perspektivë, duke ndërtuar një projekt afatmesëm dhe afatgjatë.

Zyrtarizimi pritet sapo të mbyllen vlerësimet e fundit mbi formulën e transferimit.

lajme të ngjashme