Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cohen ka një sekret të vogël

NULL NULL
14.05.2015 14:24

Legjenda e poezisë rock, Leonard Cohen vjen me albumin e ri “Cant’t Forget: A souvenir of the Grand Tour”.

Këngëtari që shtatorin e kaluar ka mbushur 80 vjet ka vendosur që ti paraprijë albumit duke postuar  pesë këngë në kanalin VEVO,

Prej këngëve që janë publikuar, vetëm “Got a Little Secret” është krejtësisht e re, ndërsa katër këngët tjera janë inçizime të përpunuara që janë realizuar  gjatë interpretimeve live  nga albumet e kaluara.

Këngët tjera titullohen: “Field Commander Cohen”, “Light As The Breeze”,”Night Comes On” ndërsa kënga “Stages” është krejtësisht sarkastike derisa flet për fazat që duhet të kalojë një mashkull që ta joshë një femër.

Ky album është albumi i pestë në serinë e turneve rikthyese të Cohen që kane filluar në verën e viti 2008, ndërsa ai nuk ka performuar në publik qysh nga turneu i  albumit “Old Ideas” në vitin 2013.

 

 

lajme të ngjashme