“Çmimi i energjisë elektrike në Kosovë do të tejkalojë vendet e rajonit”- thotë Shabiu (VIDEO) NULL NULL 24.03.2025 11:02 24.03.2025 11:02 Bashkëiniciatori i kampanjës “Asnjë cent më shumë”, Besnik Shabiu, ka reaguar ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për një rritje prej 15% të tarifave të energjisë elektrike. Sipas tij, i cili foli në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, kjo rritje do ta bëjë Kosovën vendin me çmimin më të lartë të energjisë në rajon, duke pasur parasysh jo vetëm koston e faturave, por edhe kapacitetet ekonomike të qytetarëve për ta përballuar këtë rritje. “Duhet të merren për bazë këta faktorë, jo vetëm sa është çmimi aktual i energjisë apo sa do të arrijë, por edhe sa është kapaciteti ynë për ta përballuar këtë rritje”, ka deklaruar Shabiu, transmeton Klankosova.tv. Ndiqni deklaraten e plotë, në videon e mëposhtme: