Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Clinton e adhuronte udhëheqjen e Thaçit”, Rubin: Presidenti e përgëzoi sepse Hashimi e mbajti fjalën

NULL NULL
16.09.2025 17:50

James Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, është pyetur sërish për raportet e ish presidentit të SHBA-së, Bill Clinton me Hashim Thaçin dhe se si konsiderohej ky i fundit nga Amerika.

Ai e zbuloi se Clinton e kishte përgëzuar Thaçin për veprimet dhe udhëheqjen e tij, sepse ish kreu i UÇK-së e kishte mbajtur fjalën.

Gjykatësi: “Në çfarë cilësie fliste Clinton me zotin Thaçi?”

Rubin: “Si udhëheqës …”

Gjykatësi: “Presidenti Clinton, në fund të telefonatës, thoshte që ia adhuronte udhëheqjen e zotit Thaçi”

Rubin: “Po, kjo ishte diçka që Presidenti Clinton e thoshte.. ne menduam që Hashim Thaçi, si civil, i veshur  civil, ndonëse ishte pjesë e UÇK-së, ne menduam që ishte lider, të cilit iu kërkua të nënshkruante marrëveshjen dhe presidenti Clinton e përgëzoi për udhëheqjen e tij, sepse ai e mbajti fjalën si duhej ta mbante një udhëheqës.”

Seanca do të vazhdojë edhe nesër, kur kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, do të ketë mund ta marrë në pyetje Rubinin. /Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme