Çka thanë trajnerët pas ndeshjes Peja – Trepça NULL NULL nga Emanuell Syla 07.05.2023 21:24 nga Emanuell Syla 07.05.2023 21:24 Asnjë karrige nuk ishte e lirë. Salla në Karagaç u mbush tri orë para ndeshjes së dytë finale mes Pejës dhe Trepçës. Dita e mirë për pejanët u pa në start. 13:0 ishte seria për ta, madje shkoi edhe në 19 me 2, pak sekonda më vonë. Në asnjë moment nuk u kontestua fituesi i kësaj finale të basketbollit kosovar për sivjet, që veç këtyre ndeshjeve finale edhe ato gjatë gjithë kampionatit, janë transmetuar në Artmotion dhe Klan Kosova. 31 pikë qe epërsia më e lartë e pejanëve diçka më shumë se gjashtë minuta para fundit. Megjithatë, rezultati final ishte 28 pikë epërsi për Pejën ndaj Trepçës, 107:79, shifra që shqetësuan trajnerin mysafir. Jalen Tate ishte më i miri te Peja me 22 pikë, kurse te Trepça Drilon Hajrizi me 18. Ndeshja e radhës zhvillohet në Mitrovicë të enjten nga ora 20:00.