Çka sakrifikoi Geta Beqa për t’u shpall Kampione e Botës? (VIDEO) NULL NULL 30.10.2022 22:45 30.10.2022 22:45 Geta Beqa para disa ditësh është shpallur kampione e botës në Kampionatin Botëror të fitnesit. Kjo garë u zhvillua në Korenë e Jugut. Beqa këtë sukses e arriti në kategorinë “Wellness”. Ajo në emisionin “Sports Show” në Klan Kosova ka folur për sakrificat që i ka kaluar për të arritur deri tek ky sukses si nënë e tre fëmijëve. “Ke barriera gjatë rrugës, duhet ndoshta t’i lësh fëmijët vetëm e ndoshta nuk mund të jem gjatë gjithë kohës me to sidomos tash kur vajzën e madhe e kam 16-vjeçare. Por, fatmirësisht jam munduar që gjatë gjithë kohës të i angazhojë ato në sporte, të kenë shkollën në mënyrë që ato të mos e ndjejnë mungesën time” – tha Beqa. Kampionja botërore foli për ekspericencën në Korenë e Jugut.