City e Haalandi e nisin mbar 2025-ën, e mposhtin bindshëm West Hamin NULL NULL 04.01.2025 18:31 04.01.2025 18:31 Manchester City e ka nisur mbar vitin 2025, duke e fituar ndeshjen ndaj West Hamit me rezultat të thellë prej 4-1. Mysafirët ishin ata që shënuan të parët, por që Coufai shënoi në portën e tij në minutën e 10-të, për ta dyfishuar epërsinë Haaland tre minuta para fundit të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, City shënoi për tre minuta dy herë, ku Haaland në minutën e 55-të e shënoi golin e dytë personal, ndërsa Foden në të 58-ën shënoi për 4-0, njofton Klankosova.tv. Krejt çka bëri West Hami ishte goli i nderit, të cilin e shënoi në minutën e 71-të me anë të Fullkrug. Me këtë fitore, City gjendet në pozitën e gjashtë me 34 pikë, 11 më pak se Liverpooli që është në vendin e parë dhe ka dy ndeshje më pak të zhvilluara, ndërsa West Hami gjendet në pozitën e 13-të me 23 pikë.