Cili portier pati më shumë pritje në xhiron e parë të Albi Mall Superligës? NULL NULL 22.08.2025 12:15 22.08.2025 12:15 E diela e javës së kaluar shënoi startin e sezonit të ri në Albi Mall Superligë me pesë ndeshje interesante që sollën në total 12 gola. Gjithsesi numri i kënaqshëm i golave nuk nënkupton se sulmuesit patën punë të lehtë, pasi edhe portierët e ekipeve elitare arritën të ndalin gjuajtje të shumta drejt portave të tyre. Edhe pse pranoi 4 gola në ndeshjen mes Malishevës dhe Prishtinës së Re, portieri vendas, Flamur Gashi ishte mjaftë i disponuar për lojë, duke bërë në total katër pritje, të cilat shpëtuan Malishevën nga një debakël eventual. Ai kështu ishte portieri me më së shumti pritje në ndeshjet e para. Pas tij në listë janë katër portierë me nga tre pritje në javën e parë. Marko Jovanovski i Ferizajt dhe Faton Maloku i Dritës shpëtuan secili nga tre herë ekipet e tyre në fitoren e “Ujqve” 1:0 ndaj “Intelektualëve”. 3 pritje i pati edhe Artan Iljazi i Ballkanit në barazimin 1:1 ndaj Gjilanit, kurse me po aq kontriboi edhe Altin Gjokaj në fitoren 3:2 të Prishtinës kundër Dukagjinit. Florjan Smakiqit të Prishtinës së Re iu desh të intervenonte në dy raste, kurse vetëm nga një pritje në ndeshjet e para i patën Kenan Haxhihamza i Drenicës, Marijan Çoriq i Llapit dhe Vokli Laroshi i Gjilanit. Xhiro e dytë në Albi Mall Superligë zhvillohet të dielen dhe transmetohet ekskluzivisht në kanalet Sport të platformës Artmotion.