Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cilat janë 2 pyetjet që nuk kemi pse i bëjmë për Ramazan? (VIDEO)

NULL NULL
06.03.2025 15:16

Me ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, një pyetje kthehet në refren të përditshëm: “A po agjëron?” Dhe nëse përgjigja është “jo”, pason menjëherë e dyta: “Pse nuk po agjëron?”

Gazetari Lorik Kajtazi vlerëson se këto dy pyetje nuk duhet të bëhen më, pasi agjërimi është një vendim personal dhe nuk ka nevojë për justifikime.

Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai thekson rëndësinë e ndërgjegjësimit që secili ka të drejtë të zgjedhë pa presion dhe se feja është çështje individuale.

Ramazani është periudhë reflektimi dhe përkushtimi, por mbi të gjitha, është edhe moment respekti për zgjedhjet e secilit. Prandaj, në vend që të pyesim “A po agjëron?”, ndoshta është më mirë të pyesim si po kalon sot?

Ndiq detajet, në videon e mëposhtme:

;

lajme të ngjashme