Çifti që fitoi lotarinë ndahen pasi burri gjen një grua tjetër NULL NULL 31.07.2022 19:04 31.07.2022 19:04 Një burrë dhe një grua që u bënë dy nga fituesit më të mëdhenj të Lotarisë Kombëtare të Skocisë, kanë vendosur të ndahen, pasi burri gjeti një grua tjetër. Barry Chuwen dhe partnerja Jenny morën një çek të madh prej 5.4 milionë eurosh, duke i bërë ata të pasur, me burrin që la punën e tij prej berberi, për të nisur një karrierë si investitor dhe agjent pronash. Por tani çifti është duke u divorcuar pasi Barry pranoi se ishte në një marrëdhënie me një grua që e takoi përmes punës. “Unë i kam kërkuar falje Xheni dhe fëmijëve tanë dhe shpresoj të vazhdoj të jem një baba i dashur për ta teksa rriten”, tha ai. Çifti ka tre fëmijë, raporton Daily Record, transmeton Klankosova.tv. Ata kishin blerë një nga pronat më të kërkuara në Glasgow, një vilë luksoze në anën jugore të qytetit.