Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Chris Noth pranon se tradhtoi gruan e tij, mohon akuzat për sulm seksual

NULL NULL
08.08.2023 22:05

Aktori Chris Noth e ka pranuar se e ka tradhtuar gruan e tij Tara Wilson, por ka mohuar akuzat për abuzim seksual të bëra kundër tij në vitin 2021.

Në dhjetor 2021, dy gra anonime e akuzuan aktorin se i kishte abuzuar seksualisht, shkruan Enews, transmeton Klan Kosova.

E para, e cila përdorte pseudonimin Zoe, tha për The Hollywood Reporter se Noth e sulmoi atë në vitin 2004 në moshën 22-vjeçare, ndërsa ajo punonte në një firmë me të cilën ai dhe aktorë të tjerë bënin biznes.

E dyta, e cila përdorte pseudonimin Lily, pretendoi se Noth e sulmoi atë në banesën e tij në vitin 2015 kur ajo ishte 25-vjeçare.

 

lajme të ngjashme