Chiefs e fitojnë Superbowlin për të dytën herë radhazi NULL NULL 12.02.2024 07:35 12.02.2024 07:35 Kansas City Chiefs Kansas City Chiefs po i vënë themelet e një dinastie në futbollin amerikan pasi e kanë fituar Superbowlin e tretë brenda pesë vjetësh. Ata e fituan trofeun më të çmueshëm të sporteve në Amerikë për të dytën herë me radhë duke e mundur San Francisco 49ers me rezultat të ngushtë, 25:22. U desh që loja të vendosej pas vazhdimeve pasi që në kohën e rregullt pas katër çerekëve ndeshja kishte qenë 19:19. Mirëpo edhe njëherë u dëshmua përvoja dhe guximi i Mahomesit i cili u zgjodh MVP i Superbowlit për të tretën herë, dhe i cili e bëri edhe pasimin vendimtar për Mecole Hardmanin në të vdekur të sekondave