Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë po ndodh në futboll? Ekipet e Ligës së Dytë në Angli më shumë shpenzime se Barcelona

NULL NULL
23.08.2025 13:43

Anglezët po dominojnë edhe më tutje tregun e transferimeve, teksa po lënë shenjën e tyre me shpenzimet e mëdha.

Nga ana tjetër, spanjollët vijojnë të kenë probleme financiare të theksuara dhe rregulla strikte sa i përjetë parave të shpenzuara, raporton Klankosova.tv.

Një prej klubeve më të mëdha dhe suksesshme, Barcelona ka shpenzuar vetëm 27.5 milionë euro gjatë verës, 25 prej të cilave vetëm për portierin Joan Garcia.

Kjo shifër nuk përfillet fare nga shpenzimet enorme të ekipeve në Premier Ligë, mirëpo është arritur edhe nga disa skuadra të ligës së dytë angleze.

Një prej ekipeve të inkuadruara këtë sezon në Championship, Wrexham ka blerë lojtarë për 27.3 milionë.

Poashtu edhe dy ekipe të tjera Norwich dhe Ipswich kanë bërë blerje të mëdha, duke shpenzuar rreth 26 milionë secila, kur ka ende kohë deri në mbyllje të afatit kalimtar. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme